Lajme
Osmani pret në takim pasdite krerët e partive për të vendosur rreth shtyrjes së zgjedhjeve
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s po e vlerësojnë si suspendim të demokracisë shtyrjen eventuale të zgjedhjeve.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar për sot në takim, përfaqësuesit e partive parlamentare ku pritet të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Lidhur me këtë takim, partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, megjithatë, opozita po e kundërshton me çdo kusht opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit, transmeton Klankosova.tv.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s po e vlerësojnë si suspendim të demokracisë shtyrjen eventuale të zgjedhjeve.
Madje ftesa drejtuar partive politike për këtë takim nga shumëkush po vlerësohet si favor që po i bëhet partisë në pushtet nga ana e presidentes.
Vet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në një intervistë e kishte nxjerrë në publik idenë për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të situatës me pandeminë.
Në anën tjetër, pikërisht në kohën e pandemisë janë mbajtur edhe zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.
Zyrtarë të afërt me presidenten kanë thënë se Vjosa Osmani nuk do të marr vendim arbitrar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Takimi i ftuar për sot do të mbahet nga ora 17:00.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
