fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani përfaqësuesve të OKB-së: Institucionet e reja promovojnë një mentalitet të ri udhëheqës

Padyshim se prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë dhe menaxhimi sa më i mirë i pandemisë.

Publikuar

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Richardson, në emër të të gjithë agjencive të Kombeve të Bashkuara, e përgëzoi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërtuar tashmë ndër vite, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq Presidentja Osmani i përgëzoi të gjitha Agjencitë për punën e bërë dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në vend, si dhe adresimin e shumë çështjeve të cilat jo çdo herë e kanë marrë fokusin e duhur publik.

“Padyshim se prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë dhe menaxhimi sa më i mirë i pandemisë. Njëkohësisht, dua të potencoj që institucionet e reja në vend do të promovojnë një mentalitet të ri udhëheqës, i cili ka në fokus përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, avancimin e barazisë gjinore, garantimin e kohezionit social, si dhe mbrojtjen e mjedisit si parakusht edhe për mbrojtjen e shëndetit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për konktretizim të angazhimit përmes implementimit të projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e objektivave zhvillimore për vendin tonë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021