Lajme
Osmani nuk kthehem në LDK, por e dua votën e tyre për presidente

Kandidatja për presidente nga radhët e VV, Vjosa Osmani, që aktualisht është edhe u.d. e presidentes se vendit ka thënë se nuk do të kaloj në LDK dhe se është e bindur që ka njerëz brenda LDK që e duan atë presidente të vendit.
“Pas 14 shkurtit është një realitet i ri politik. Rreth 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin tonë politik dhe rreth 250 mijë qytetarë më kanë besuar mua që të zgjidhem presidente e vendit. Unë si presidente do të jem e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por nuk mund t’ua kthej shpinën qytetarëve që më mbështetën”, tha Osmani në “KALLXO Pernime” që transmetohet në RTV Dukagjini.
“Në asnjë rrethanë nuk devijojë nga ajo rrugë që e kanë përcaktuar 400 mijë votues. LDK ka zgjedhur rrugë tjetër ndërsa qytetarët kanë përcaktuar rrugën time. Nuk ka kthim mbrapa. Siç e kam dëshmuar në të kaluarën, edhe tash unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”.
Osmani tha se është e bindur që ka njerëz në LDK që besojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo të jetë presidente.
“Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë”, tha ajo.
“Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan”, ka thënë Osmani./tg/
