Lajme
Osmani: Në raport me Serbinë, Kosova nuk ka cka jep më

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani pas takimin me të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se çka pritet prej këtij procesi është që edhe Kosova edhe Serbia ta marrin nga Bashkimi Evropian përfitimin final, që është anëtarësimi në BE.
“Qasja ndryshe nënkupton që ne assesi nuk mund të pranojmë që çështjet e kufijve, sovranitetit, rregullimit kushtetues të Kosovës, të bëhen pjese e negociatave, sepse ato negociata kanë përfunduar në vitin 2008 nën mandatin e Ahtisarit”, ka thënë Osmani.
“Pra jo që Kosova të japë diçka shtesë, qoftë copëza të funksionalitetit të saj të brendshëm”, ka thënë Osmani.
Video nga konferenca e përbashkët Osmani-Lajcak
Ndërkaq i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse mund të arrihet nëse palët kanë vullnet.
Lajcak tha se procesi i dialogut mund të përmbyllet brenda disa muajve.
“Nuk kërkon vit që të arrihet marrëveshja, por nuk i takon BE-së që të vendosë. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që po ngadalësojnë procesin. Ne jemi këtu, dhe i takon Kosovës dhe Serbisë që të vendosin së sa shpejt duan të procedojnë. Unë besoj së mund ta përfundojmë këtë proces më një marrëveshje gjithëpërfshirës për normalizimin e raporteve gjatë të Kurtit dhe Osmanit.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
