fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani: Kosova ka miq të shumtë në Austri!

Ju keni qenë zëri ynë kur ne na mohohej e drejta për të folur dhe na keni garantuar përfaqësim në tryeza e forume, në disa prej të cilave, Kosovës ende i mohohet e drejta e pjesëmarrjes.

Publikuar

Presidentja e Republikës Vjosa Osmani, ka deklaruar në Vjenë së orientimi i vendit tonë ka mbetur historikisht i njëjtë dhe që Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen Euro-Atlantike.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Osmani ka thënë së Republika e Kosovës është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë, dhe sa më herët që do të bëhet diçka e tillë, ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon dhe përtej.

Postimi i plotë i Osmanit

Ishte kënaqësi të jem në mesin e miqve tanë nga Shoqata e miqësisë Austri – Kosovë. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, eurodeputetit z. Lukas Mandl, si dhe ish-eurodeputes dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Ulrike Lunacek, si dhe gjithë ju miq të nderuar.

 Angazhimi juaj për Kosovën si dhe mbështetja për të ndër vite mbetet një kontribut i jashtëzakonshëm për të cilin u jemi përherë mirënjohës. Ju keni qenë zëri ynë kur ne na mohohej e drejta për të folur dhe na keni garantuar përfaqësim në tryeza e forume, në disa prej të cilave, Kosovës ende i mohohet e drejta e pjesëmarrjes. Duke folur për të ardhmen e vendit tonë, theksova që orientimi i vendit tonë ka mbetur historikisht i njëjtë dhe që Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen Euro-Atlantike.

Po ashtu, me ftesë të Akadamisë Diplomatike të Vjenës, pata kenaqësinë t’u adresohem pjesëmarrësve me një ligjeratë mbi forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke vënë në pah sfidat dhe storjet tona të suksesit.  Me këtë rast, theksova që Republika e Kosovës është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë, dhe sa më herët që do të bëhet diçka e tillë, ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqën e qëndrueshme në rajon dhe përtej. 🇽🇰 🇦🇹

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021