fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani: Kosova e ka përkrahjen e Estonisë në rrugën e saj evropiane

Në takim me Presidenten estoneze, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka interes të përfitojë nga përvoja e Estonisë në fushën e teknologjisë informative, start up-eve dhe e-qeverisjes.

Publikuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Estoni është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.

Te dy presidentet, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Estonisë i kanë vlerësuar të mira dhe kanë shfaqur interesimin për thellimin e mëtejmë të tyre.

Presidentja Osmani ka falënderuar Presidenten Kaljualid për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga pavarësia e këndej. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe më pas duke marrë pjesë në misionin paqeruajtës në kuadër të KFOR-it.

“Synojmë kultivimin e marrëdhënieve të afërta me vendet e Baltikut, e posaçërisht me Estonin  nga e cila presim mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi në rrugën evropiane të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani. Por, sipas Presidentes Osmani, Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballen me rrezikun e ndikimit rus. Ajo ka thënë se Kosova është vendi më pro evropian, i cili ndan vlerat me demokracinë perëndimore, ndaj ka kërkuar që të qartësohet sa më shpejtë rruga e integrimit në BE-, ngase pavarësisht dyfishimit të kritereve për liberalizim të vizave, ato janë plotësuar tashmë.

Në takim me Presidenten estoneze, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka interes të përfitojë nga përvoja e Estonisë në fushën e teknologjisë informative, start up-eve dhe e-qeverisjes.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021