fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani i prezanton prioritetet e saja për vitet në vijim

Publikuar

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, në një shkrim në faqen e saj në Facebook ka deklaruar të martën në mbrëmje se gjatë viteve në vijimin prioritet i tyre do të jetë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë.

“Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë”, ka thënë Osmani, e cila tregoj se gjatë këtyre ditëve ka takuar ambasadorët e QUINT-it, si dhe atë të Bashkimit Evropian, ku sipas saj është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim.

“Presim që certifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë”, ka thënë ajo./tg/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook