Lajme
Osmani i premton mërgatës: Votimet e ardhshme, nga ambasadat

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në kuadrin e vizitës së saj zyrtare në Zvicër, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh ushtruese detyre e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një takim me përfaqësues të mërgatës në Zvicër, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.
Duke ju drejtuar bashkatdhetarëve të pranishëm, zonja Osmani ka vënë në pah arritjet e diasporës dhe kontributin e saj të padiskutueshëm për të gjitha zhvillimet në atdhe, raporton albinfo.ch.
Ajo ka folur edhe për disa nga përcaktimet që institucionet e reja kanë marrë për t`i realizuar në raport me diasporën. Si pikë e parë në këtë drejtim, sipas zonjës Osmani është ndërrimi i ligjit për zgjedhjet, i cili duhet që urgjentisht të mundësojë votimin në përfaqësitë diplomatike dhe konsullare në vendet ku jeton mërgata.
“Kthimi i trurit” është përcaktimi i radhës i institucioneve kosovare në raport me diasporën, për të cilën presidentja në detyrë ka pranuar se është bërë fare pak, shkruan albinfo.ch. Ndërsa mbështetja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe çështja e kartonit të gjelbër janë edhe dy pikat me prioritet për institucionet kosovare që do të dalin nga zgjedhjet e fundit.
Në vazhdim, pjesëmarrësit në këtë takim janë duke zhvilluar një debat të gjallë me mysafiren nga Kosova./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
