fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i Rugovës

Publikuar

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe te varri i Presidentit, Ibrahim Rugova.

Pas homazheve në një prononcim për media Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Më lejoni t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe. Ne sot filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga ushtria jonë, FSK-ja dhe tani po vazhdojmë me homazhe te njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi dhe sovranitet, për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha Osmani.

Edhe lideri i LVV-së, Kurti, duke uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë tha se shpreson që përvjetori i 14-të të gjejë Kosovën më të zhvilluar dhe më demokratike.

“Urime, gëzuar përvjetori i 13-të i Pavarësisë së Kosovës, me shpresim dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë të pavarur do të jetë me drejtësi me demokratizim si dhe zhvillim. Andaj, sot kujtojmë personalitet politike – kombëtare historike të cilët kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme, andaj vendosëm lule të freskëta të Presidenti i parë Ibrahim Rugova, i cili ishte Presidenti i parë në Kosovë, për të vazhduar me aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu kujtoi dëshmorët dhe martirët që kontribuuan për këtë të rëndësishme.

“Falënderojmë gjithë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuar për këtë ditë të rëndësishme, dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët, ata të cilët nuk janë më në mesin tonë e falë të cilëve e kemi lirinë por edhe të cilëve u mungon drejtësia për krimet të cilat janë kryer ndaj nesh”, ka thënë ndër të tjera Kurti, shkruan Telegrafi.

 

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021