fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani dhe Szunyog, flasin për vaksinat dhe procesin e vaksinimit në Kosovë

Presidentja Osmani theksoi se pret bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së dhe përkrahje nga aleatët evropian rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Publikuar

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilit i shprehu mirënjohje pas vendimit të fundit të BE-së për të ndarë një sasi të vaksinave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit, andaj jemi tejet falënderues për sigurimin e 95 000 vaksinave nga ana e BE-së për qytetarët tanë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet me seriozitet dhe të komunikohet qartë gjendja e rëndë me pandeminë në vendin tonë, në mënyrë që kjo të reflektohet në kriteret përcaktuese për ndarjen e vaksinave përmes nismave si kjo e BE-së dhe ajo e COVAX-it”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim, Presidentja Osmani foli për prioritetet programore gjatë mandatit të saj, duke vënë theks të veçantë në politikën e jashtme, fushën e sigurisë, sundimin e ligjit e me ç’rast theksoi se e mbështet plotësisht procesin e vetingut, duke e konsideruar edhe si parakusht për sundimin ligjit  dhe demokracisë në vend.

Osmani tha se do të punohet paralelisht edhe për arritjen e objektivave zhvillimore në përputhje me Agjendën e Gjelbër Evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, Presidentja Osmani theksoi se pret bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së dhe përkrahje nga aleatët evropian rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke garantuar përkushtimin e institucioneve në vend për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se edhe BE-ja duhet t`i përmbushë obligimet që dalin nga kjo marrëdhënie kontraktuale.   

Palët diskutuan edhe për nevojën për reformim të sistemit zgjedhor në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale, teksa u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë drejt avancimit të Republikës së Kosovës në rrugën e integrimit evropian. 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021