Lajme
Osmani dhe Kurti për Prekazin, vend i deshmisë së gjenocidit serb

Publikuar
2 vjet më parëmë

Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku thanë se ky vend u përkujtojnë çmimin e lartë që e ka paguar vendi për liri.
U.d Vjosa Osmani ka thënë se në Prekaz gjenden dëshmitë e gjenocidit serb si dhe dëshmitë për atdhedashuri, raporton E.O., shkruan RTK.
“Bashkarisht ta nderojmë vendin që është ikonë e lirisë vendin ku prehen komandanti legjendar dhe gjithë familja Jashari që janë simbol i sakrificës të popullit shqiptar për liri. Këtu gjenden dëshmitë e gjenocidit serb dhe është dëshmia më e fuqishme për atdhedashuri. Në këtë përvjetorë përkulemi para veprës së komandantit legjendar dhe gjithë dëshmorëve”, tha Osmani.
Ndërsa Albin Kurti ka thënë se Prekazi është që tregon se çmimi i lirisë është shumë i lartë.
“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton se sa i lartë është çmimi i lirisë, dhe se sa të priveligjuar jemi ne që jetojmë dhe e festojmë 13 vjetorin e Pavarësisë. Tre breza të familjes Jashari luftuan dhe sakrifikuan, dhe duke u kthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtet ndërtimin demokratik sepse i tillë është amaneti i dëshmorëve”
Krejt në fund Bekim Jashari ka shtuar se është nder që për këtë 13 vjetor t’i shoqërojë delegacionet më të larta shtetërore gjatë homazheve.
“Është nderë për mua që sot t’i shoqërojë delegacionet më të larta shtetërore”, tha Jashari.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
