Lajme
Osmani dhe Kurti nderojnë deshmorët dhe martirët

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në 23 vjetorin e masakrës në dy fshatrat të Drenicës, Presidentja në detyre, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Likoshan dhe Qirez. Bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe kreun e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Osmani ka nderuar martiret dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave.
“Çdoherë duhet t`i kujtojmë të rënët, sepse duke nderuar ata do ta dimë vlerën e lirisë që e gëzojmë dhe rrugën nëpër të cilën kemi kaluar për të arritur deri këtu. Ushtarët e UÇK-së që bënë luftën frontale me forcat serbe dhe civilët e ekzekutuar, torturturuar e masakruar më 28 shkurt të vitit 1998 janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, ndaj këtë të vërtetë duhet ta themi dhe ta mbrojmë çdoherë dhe kudo”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, kjo kujtesë historike e sakrificës së popullit tonë duhet të jetë në funksion të ndërtimit të një të ardhme më të mirë për familjet e të rënëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët që ranë për lirinë e vendit”, ka thwnw Osmani.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
