Lajme
Osmani: Brenda ditësh do të qartësohet çështja e zgjedhjeve në veri
Institucionet fillimisht duhet të marrin vlerësimet e institucioneve të sigurisë për situatën në veri dhe më pas të mbahen konsultime me partitë për shtyrjen apo jo të zgjedhjeve.

Publikuar
2 muaj më parëmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se brenda dy-tri ditësh do të qartësohet çështja e shtyrjes apo jo të zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Gjatë një prononcimi për media, Osmani tha më 8 dhjetor se institucionet fillimisht duhet të marrin vlerësimet e institucioneve të sigurisë për situatën në veri dhe më pas të mbahen konsultime me partitë për shtyrjen apo jo të zgjedhjeve.
“Si rregull, ekzistojnë kritere që janë caktuar nga Komisioni i Venecias për çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Në rastet kur ligji shprehimisht nuk e parasheh të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, siç është rasti i Kosovës, atëherë në këtë rast duhet të bëhet vlerësimi nga institucionet e sigurisë. Ky vlerësim duhet të trajtohet në KQZ, dhe në KQZ duhet të ketë një pajtim për të propozuar një gjë të tillë, nëse ata e vlerësojnë. Më pas ai propozim vjen në Presidencë, mirëpo Komisioni i Venecias i kërkon Presidencës patjetër të konsultojë partitë politike”, tha Osmani.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
