fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani bën thirrje për kujdes nga Qendra e Vaksinimit në Prishtinë

Duhet një kujdes më i madh nga secili prej nesh, që në radhë të parë ta mbrojmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin

Publikuar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar të martën Qendrën e Vaksinimit kundër koronavirusit në Prishtinë. Osmani ka thënë se e gëzon fakti që ky proces ka nisur edhe në Kosovë. “Për fat të keq, numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, sepse siç po e shihni vala e tretë e pandemisë e ka përshkruar gjithë Evropën, por edhe më gjerë, prandaj duhet një kujdes më i madh nga secili prej nesh, që në radhë të parë ta mbrojmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin” ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se autoritetet në Kosovë, në veçanti Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për sigurimin e më shumë vaksinave kundër këtij virusi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që ka shoqëruar presidenten Osmani në këtë qendër, ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 3,100 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

“Nga data 8,9 të këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare. Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Është duke u bërë shpërndarja edhe nëpër komunat respektive dhe qendrat e vaksinimit edhe nëpër këto komuna po vazhdojnë njësoj që të bëjnë vaksinimin e personelit shëndetësor, të stafit të tyre, nëpër komunat përkatëse”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se Kosova pritet të sigurojë shumë shpejt doza shtesë të vaksinave.

I pyetur nëse Kosova ka program për vaksinim masiv, Vitia është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se plani për vaksinim masiv do të nisë sapo të sigurohen vaksinat shtesë.
Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 94,167 të infektuar.
Prej tyre 1,926 kanë vdekur.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021