fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani: BE nuk po i mban premtimet

“BE nuk po i mban premtimet e saj dhe po dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë për arsye të politikës së brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike”, ka thënë Osmani.

Publikuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Osmani për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se shteti serb “duhet të jetë më e përgatitur në tryezën e negociatave”.

Osmani këtë deklarim e ka bërë për mediumin austriak ‘Wiener Zeitung’, teksa ka thënë se Kosova ka bërë përparime në disa drejtime, kurse Serbia vetëm ka tentuar ta bllokojë procesin e negociatave.

“Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, deklaroi ajo për mediumin austriak,përcjell Gazeta Express.

E pyetur lidhur me dy shtetet që po bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave në Këshillin Europian, Osmani ka thënë se frika e tyre lidhur me emigrantët nga Kosova është e paarsyeshme.

“Është shqetësim i paarsyeshëm. Pati probleme më 2014/2015 kur shumë njerëz donin të hynin në BE dhe të qëndronin atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga të cilat vijnë shumë emigrantë”, ka deklaruar presidentja.

Po ashtu, Osmani lidhur me këtë çështje ka thënë se stagnimi i BE’së për liberalizim të vizave e humb besueshmërinë ndaj unionit europian.

“BE nuk po i mban premtimet e saj dhe po dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë për arsye të politikës së brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike”, ka thënë Osmani.