fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani: Aventurë e rrezikshme ndryshimi i kufijve të Kosovës

Kosova nuk do të hyjë në avntura të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Kosovës në kuadër të procesit të dialogut më Serbinë.

Ajo në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Kosova do të jetë pjesë e dialogut, por që duhet të rishikohen marrëveshjet e kaluara. Ajo tha se presin që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.

“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntura të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog  të përfundojë me njohje reciproke”

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021