Lajme
Osaj: Nga kundërshtarët tanë, pa dallim, është krijuar një unitet që në cak ka luftën kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, dega në Istog në një postim në Facebook ka deklaruar se ne si LDK, po kalojmë nëpër një kohë kur nga të gjithë kundërshtarët tanë, pa dallim, është krijuar një unitet i pa precedent, që në cak ka luftën kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Po kalojmë nëpër një kohe, kur nga të gjithë kundërshtarët tanë, pa dallim, është krijuar një unitet i pa precedent, që në cak ka luftën kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lufta e tyre e ka si qellim defaktorizimin, që sipas tyre do të shpije në eliminimin nga skena politike të LDK-se” ka thënë Osaj
Kandidatja istogase ka thënë nder të tjera se kësaj situate në raport me LDK-në, nder të tjera, i kanë kontribuar edhe disa figura brenda nesh, që nga asgjë, që ishin, LDK i rriti dhe u dha pushtet, fuqi dhe respekt, të cilin në pikun e tij, e kthyen në betejën e tyre jetësore kundër vet LDK-së.
“Në këtë pikëpamje, si duket ata gabuan dhe po gabojnë. LDK, është e madhe. Brenda saj ka intelektual dhe një strukturë të përsosur, që ka ditur të mposhte Serbinë, me gjithë atë aparatë të dhunës që kishte dhe të mobilizoj një komb të terë për liri dhe shtet ndërtimi. Ne, luftën nuk e humbim, e lufta jonë është LIRIA, PAVARESIA dhe DEMOKRACIA, në atdheun tone!”, ka shkruar Osaj
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
