Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Violetë Osaj, në takim me strukturat e LDK të fshatrave Saradran, Dobrushë, Trubuhoc dhe Prekall, ka deklaruar se LDK në çfarëdo opsioni do të jetë fitimtare e zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe këtë e dëshmon mese miri prezenca e madhe e juaj këtu.
“Prezenca juve këtu tregon se LDK ka qenë është dhe do të jetë fitimtare. Kërkoj angazhimin tuaj maksimal që me 14 shkurt, të triumfoj Liria dhe Demokracia” tha Osaj, duke kërkuar dhe njëkohësisht uruar të gjithë qytetarët që këtë kohë pandemie ta kalojnë sa ma lehtë.

Prezent në këtë takim ishin edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova si dhe kandidatët për deputet, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj dhe Besart Dreshaj.

Kryetari Rugova, kërkoj nga bashkë qytetarët istogas që maksimalisht të punojnë këto ditë që LDK dhe Kosova të dal triumfuese në zgjedhjet e 14 shkurtit.