Lajme
Opsionet për qeverinë dhe presidentin

Publikuar
2 vjet më parëmë

Fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, lideri i LVV-së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nisur të hënën takimet konsultative me përfaqësuesit e subjekteve politike lidhur me krijimin e institucioneve të reja. Takimet pritet të përmbyllen të premten, pas takimit me liderin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Kurti ka thënë në vazhdimësi që nuk do të ftojë në koalicion asnjë parti shqiptare dhe se qeverinë e re do ta formojë me disa deputetë të komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe.
Për Kurtin duket se nuk do të jetë problem formimi i qeverisë së re, pasi që deputetët boshnjakë, egjiptianë e ashkali, kanë deklaruar se do ta votojnë qeverinë e re. Përjashtim këtu ende bëjnë deputetët turq.
Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke, pas takimit të së martës me Kurtin dhe Osmanin, tha se ai bashkë me deputeten tjetër nga radhët e këtij komuniteti, Fidan Jilta, do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit, mirëpo bisedimet për votimin e qeverisë së re do të vazhdojnë deri të premten.
LVV-ja është përcaktuar që kandidate për presidente të jetë Vjosa Osmani, por për zgjedhjen e saj, në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Pas takimeve të së hënës me Kurtin e Osmanin, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk kanë thënë nëse do të marrin pjesë apo jo në votimin për zgjedhjen e presidentit.
Mbetet të shihet edhe qëndrimi zyrtar i LDK-së, por kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka thënë të martën në Prekaz, se partia e tij do të jetë konstruktive.
Profesori Mazllum Baraliu konsideron se çështja e kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri, nuk do të duhej të ishte çështje. Ai thotë se Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar se deputetët duhet të marrin pjesë në seanca plenare.
“Në dy raste, Gjykata ka konkluduar se deputetët janë të obliguar dhe përgjegjës për të kryer detyrat e tyre”, tha Baraliu.
Kurti e Osmani ende nuk kanë folur për datën kur synojnë të vënë në diskutim në kuvend zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Por, zyrtarë të afërt me procesin, përjashtojnë mundësinë që zgjedhja e presidentit të bëhet menjëherë pas konstituimit të kuvendit.
Edhe nëse kuvendi menjëherë pas konstituimit zgjedh presidentin e ri, inaugurimi është proces që merr kohë, rrjedhimisht nuk mund të evitohet transferimi i detyrave të presidentit nga Vjosa Osmani te kryetari i ri i kuvendit.
Dështimi për zgjedhjen e presidentit pas tri raundeve të votimit, çon në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
