fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Publikuar

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, zbuloi sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Barometrit Politik në Euronews Albania.

42.8% e personave të anketuar thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa 43.8% u përgjigjën se do të mbështesnin Partinë Socialiste.

Krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë, ka një rritje të lehtë të mbështetjes për opozitën e bashkuar, si dhe një rënie gjithashtu të lehtë për mbështetjen ndaj PS.

Bazuar në votën e vitit 2017, 92 për qind e elektoratit të PS do të vazhdonin të mbështesnin partinë socialiste, ndërsa kjo shifër tek Partia Demokratike ishte disi më e lartë, 94.5%.

Votuesit e pavendosur që ishin në masë 8%. Ata patën një ndarje thuajse të barabartë të mbështetjes për opozitën e bashkuar dhe PS në prirjen e votës.

Katër për qind e qytetarëve të anketuar u shprehën se nuk do ‘i drejtoheshin fare kutive të votimit.

Shqiptarët iu përgjigjën gjithashtu pyetjes nëse duan të qeverisen nga një parti e vetme apo nga një koalicion partish, ku 50.4% votuan për qeveri nga një parti e vetme dhe 40.5% thanë se duan qeveri nga një koalicion partish.

Krahasuar me sondazhin e parë, mbështetja për qeveri të një partie ra me 4.3%, ndërsa u shtua me 2% dëshira për koalicion qeveritar./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021