fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Operohet sulmuesi i “Djajve të Kuq”, mbetet jashtë për 10 javë

Publikuar

Sulmuesi francez i Manchester United, Anthony Martial, do të mungojë për gati 10 javë pasi iu nënshtrua një operacioni në ijë të mërkurën.

“Sulmuesi i Mançester United,, Anthony Martial ka përfunduar me sukses operacionin pas problemeve në ijë dhe do të jetë jashtë fushës për rreth 10 javë”, thuhet në një deklaratë të klubit anglez të Premier League.

Lexo edhe: 

Lojtar i “Djajve të Kuq” që nga viti 2015, Martial, 28 vjeç, shënoi dy gola në 19 ndeshje këtë sezon.

Ai pritet të mungojë në disa ndeshje kyçe: kundër West Ham United, Aston Villa dhe Manchester City dhe ka gjasa të rikthehet në prill.

Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” do të përfundojë këtë verë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook