fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 27 shqiptarë

Publikuar

55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar gjatë një operacioni ndërkombëtar anti-drogë të shtrirë në Romë, Breshia, Modena, Genova të Italisë, në Kothen në Gjermani dhe në qytetin e Vlorës.

Mësohet se është shkatërruar grupi shqiptaro-nigerian i drogës, ndërkohë që 5 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.

Po në kuadër të këtij operacioni që është në vijimësi, Policia po ushtron kontrolle edhe në disa qytete të tjera në Shqipëri, si në Durrës, Fier, Elbasan dhe Tiranë.

Referuar mediave italiane grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas lënda narkotike dërgohej në Gjermani me autobusë e trena, shkruan Euronews Albani. Pasi sasitë e kanabisit mbërrinin në Gjermani, synimi ishte tregtimi i tyre edhe drejt vendeve të tjera të Evropës.

Deri më tani nga hetimet rezulton se për trafikun e lëndëve narkotike janë përfshirë 3 organizata kriminale që kishin si synim prodhimin dhe trafikimin e paligjshëm të drogës./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021