Sport
Olympiacosi “s’i shqitet” Panathinaikosit, një portugez e nderon në ishull

Pas fitores së rëndësishme kundër West Ham në Europa League, Olympiacos triumfon edhe në kampionatin grek të futbollit, ekskluzivitet i SuperSport/DigitAlb.
Skuadra nga Pireu fitoi 0-2 në ishull përballë OFI kRETë. Me portugezin Daniel Podence që vendosi këtë sfidë me dygolëshin e tij.
Lexo edhe:
Me realizimet e sotme, 28-vjeçari është ngjitur në kuotën e 5 realizimeve në kampionat. Ndërkohë që Olympiacos renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Panathinaikosit kryesues.
Për faktin e vetëm që skuadra më e fortë në Greqi është penalizuar me një pikë.
