fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Olimpiada / SHBA gati për “Dream Team”, Lebron, Curry dhe Durant për show në Paris

Publikuar

Me numërimin mbrapsht që ka nisur për olimpiadën e Parisit, të gjithë shtetet janë duke u bërë gati duke grumbulluar lojtarët më të mirët për çdo sport. Në basketboll për meshkuj nuk është lajm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoriti kryesor për medaljen e arit.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr duket se do të jetë e papërballueshme këtë verë. Mediat përtej oqeanit bëjnë me dije se yjet e NBA janë të gatshëm për të formuar një “Dream Team”.

Lexo edhe: 

Në listën paraprake bien në sy emrat e mëdhenj të këtij sporti si LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant e shumë të tjerë. Trajneri Steve Kerr do të njoftojë në muajt në vijim se cilët do të jenë 12-të të përzgjedhurit për eventin e madh që zhvillohet një herë në 4 vjet.

Në SHBA ka një uri të madhe për të fituar, pasi skuadra amerikane ka zhgënjyer në 2 botëroret e fundit ku ka marrë pjesë. Vitin e shkuar SHBA u mund në gjysmëfinale nga Gjermania, që më vonë u shpall kampione e atij turneu.

Lojërat Olimpike të Parisit do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht me amerikanët që duan të mbrojnë kurorën e tyre, pasi janë fitues të medaljes së artë në 4 olimpiadat e fundit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook