fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

OEK nuk e pranon mbylljen e dytë

Publikuar

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë së vendosja eventuale e masave të reja kufizuese dhe një mbyllje e dytë e vendit do të ishte  me pasoja të mëdha për bizneset, andaj shprehet ai së si OEK janë kategorikisht kundër çdo mbyllje totale në Kosovë.

“Ne normalisht kemi thënë se masat ekzistuese duhet të respektohen dhe kjo është primare. E kemi shprehur qëndrimin tonë sepse jemi kategorikisht kundër çdo mbyllje totale që ka qenë gjatë vitit të kaluar apo kur ka pas periudha të tjera kur kanë qenë të mbyllur qytetarët” , deklaroi ai, shkruan Infokusi.

Gjithashtu Rukiqi ka thënë se dëmet për bizneset do të jenë të mëdha merren masa të reja dhe nuk ndihmohen bizneset.

“Ne e kemi thënë se çdo mbyllje në kohë kur nuk ka mbështetje nga ana e shtetit do të ketë pasojë të mëdha për bizneset” , ka thënë ai./tg/