fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

OBSH-ja kritikon Evropën për fushatën e ngadaltë të vaksinimit

Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marr të dy dozat.

Publikuar

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë është “e ngadaltë” dhe kjo gjë është e “papranueshme” tha kreu për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime se vonesat në dhënien e vaksinave mund të prolongojnë dhënien fund të pandemisë. Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marr të dy dozat, tha drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge.

“Shpërndarja e këtyre vaksinave është shumë e ngadaltë”, tha ai në një deklaratë.

“Ne duhet ta përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo dozë të vetme që tani kemi nëpër depo”, tha ai.

Në Evropë, procesi i vaksinimit kundër koronavirusit po shkon më ngadalë krahasuar me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Evropa po ashtu ka mbetur prapa sa i përket furnizimit me vaksina dhe miratimit për përdorim të disa prej tyre.

Kluge tha po ashtu se rastet e reja në Evropë po rriten në çdo grupmoshë, përveç atyre mbi 80 vjeç dhe kjo sipas tij është shenjë që vaksinimi i të moshuarve po jep efekt.
“Teksa variantet e reja janë shqetësim dhe ato po vazhdojnë të përhapen, rastet që kërkojnë hospitalizim po rriten”, tha ai. “Përshpejtimi i procesit të vaksinimit është krucial”, theksoi Kluge.

Përveç furnizimeve të pakta me vaksina, për shkak të vonesave të dërgesave nga disa prodhues të vaksinave, shqetësimet janë rritur sërish sa i përket sigurisë së vaksinës së AstraZeneca/Oxford, pas raportimeve për mpiksje gjaku te disa pacientë që e morën këtë vaksinë.

Disa shtete, përfshirë edhe Gjermaninë, po refuzojnë që këtë vaksinë t’ua administrojnë personave mbi 60 vjeç. Rregullatori evropian i Barnave, por edhe OBSH-ja kanë thënë se përfitimet nga vaksina e AstraZeneca/Oxford, tejkalojnë rreziqet që mund të paraqesë kjo vaksinë, por kanë shtuar se ata do të vazhdojnë të studiojnë incidentet e raportuara me mpiksje të gjakut.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021