fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Obilisk, në kujtim të viktimave të Covid 19

Ata që vdiqën nga COVID-19 në Kosovë do të mund të kujtohen çdo herë, nëpërmjet një simboli që pritët të ndërtohet në nderim të tyre

Publikuar

Komuna e Prishtinës ka ndarë një lokacion për vendosjen e obeliskut në shenjë mirënjohje për profesionistët shëndetësorë dhe në shenjë nderimi të atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19.

Ata që vdiqën nga COVID-19 në Kosovë do të mund të kujtohen çdo herë, nëpërmjet një simboli që pritët të ndërtohet në nderim të tyre, shkruan lajmi.net.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm e Komunës së Prishtinës ka shqyrtuar kërkesën, drejtuar Kryetarit të Komunës nga Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (Oda e Mjekëve, Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Oda e Fizioterapeutëve) të Kosovës, për vendosjen e obeliskut në shenjë mirënjohje për profesionistët shëndetësorë dhe në nderim të atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19.

Kjo drejtori sipas kërkesës së lartcekur nga Odat e Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës dhe në bashkëpunim me zyrtarët e kësaj drejtorie, ka identifikuar lokacionin e kërkuar për vendosjen e këtij obelisku, i cili gjendet në kuadër të Planit rregullues urban “Prishtina e Re – Zona Perëndim” i miratuar me Vendimin e KK të Prishtinës,01. nr.35-186850, dt. 02.10.2013, sipas të cilit kjo zonë është paraparë të jetë për infrastrukturë rrugore.

“Lokacioni i kërkuar/propozuar shtrihet në pjesë të parcelës kadastrale,nr.2723-0, ZK Prishtinë, në pronësi – Pronë shoqërore, KK Prishtinë. Është propozuar që obelisku në fjalë të vendoset në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, andaj në aspektin e planifikimit nuk paraqet ndonjë pengesë për caktimin e lokacionit sipas kërkesës nga Odat e Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës”, thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës, të cilin e ka parë lajmi.net, e i cili do të miratohet edhe në Asamble.

Sipas këtij vendimi, bazuar në gjendjen faktike, konstatohet se hapësira ku do të vendoset obelisku është pjesë e infrastrukturës rrugore, përkatësisht sipërfaqe e gjelbëruar, andaj gjatë vendosjes së tij duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë ambientit. Propozohet që të vendoset në madhësi, formë dhe material të përcaktuar sipas kërkesës së parashtruar (gjerësi 2.5 m dhe gjatësi 10 m).

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021