Lajme
“O Zot na dhuro paqe”

Publikuar
2 vjet më parëmë

”O Zot na dhuro paqe”, lutja emocionale e komandantit të FSK-së për ushtarët që udhëtuan me mision në Kuvajt
Dje është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të FSK-së për në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në ceremoni të pranishëm ishin krerët më të lartë politikë dhe ushtarak.
Por, ajo çfarë ra në sy ishte edhe lutja që rreshter majori i FSK-së, Agim Gashi, bëri për kontingjentin e ushtrisë së Kosovës, i cili do të zbarkojë në Kuvajt që është vendi i misionit paqeruajtës së FSK-së.
Në lutjen drejtuar Zotit, rreshter major Gashi lutet që kudo ku shkel këmba e ushtarit të Kosovës të jetë vend i sigurtë dhe i qetë.
‘’O Zot dhuroju besim të fortë e të sinqertë, dhuroju jetë të gjatë e të mbushur me shëndet e kënaqësi. Të lutem o Zot, shtoja dashurinë për atdheun tonë të shenjtë. O Zot ruaji dhe kujdesu për miqtë tanë që bashkërisht po punojmë për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të tjera. O Zot ndihmona ta bëjmë ushtrinë e Kosovës të ditur dhe të guximshme, mundësona që aty ku shkel këmba e ushtarit tonë të jetë vend i sigurt dhe i qetë. Të lutem o i Madhi Zot, forcona vullnetin tonë, harmoninë fetare dhe kombëtare. O Zot na dhuro paqe për ne, për familjet tona dhe paqe për gjithë botën mbarë. Amin’’, tha në lutjen e tij Gashi.
Ndryshe, Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë.
Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se misioni paqeruajtës gjashtëmujor u bë falë Shteteve të Bashkuara./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
