fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

“O maskara”/ Momenti kur besimtarët “arrestojnë” autorin e sulmit në xhami, e godasin me shkelma e karrige

Në pamje duket se si personat e pranishëm jashtë xhamisë kanë kapur 34-vjeçarin dhe e kanë shtrirë në tokë duke e mbajtur me forcë. “Desh ma futi me thikë dhe mua”, tha njëri prej personave që po e mbante derisa erdhi policia.

Publikuar

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht gjatë aktit të lutjes dhe autori i ngjarjes së rëndë është Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli. Pasi doli nga xhamia, tentoi të godiste edhe njerëzit në rrugë.

Në pamje duket se si personat e pranishëm jashtë xhamisë kanë kapur 34-vjeçarin dhe e kanë shtrirë në tokë duke e mbajtur me forcë. “Desh ma futi me thikë dhe mua”, tha njëri prej personave që po e mbante derisa erdhi policia.

Top Channel ka siguruar pamjet e ndalimit të autorit pas plagosjes me thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, ku ka qëlluar me thikë 6 besimtarë.

Pasi mbërritën forcat blu dhe përpiqen të prangosin autorin, një prej të pranishmëve e godet me shkelma dhe bërtet, “O legen, o maskara”.

Ndërkohë, njëri prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacionit sepse e ka kapur thika në pjesën e mesit. Pesë të tjerë, të identifikuar si Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori jeton në Klos bashkë me familjen por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën gjashtë muaj vuan nga depresioni. Veç këtij akti të rëndë, rezulton se gjithashtu ka dhunuar edhe familjen që ka në Klos. Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problematik.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021