fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

NYT: “Në një shtet dominuar nga ish-rebelë, gratë kosovare gjejnë fuqinë te kutitë e votimit”

Publikuar

Gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Times”, i ka dedikuar një artikull Kosovës, gjegjësisht situatës së zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 14 shkurt.

Është Andrew Higgins që shkruan se “gratë po fitojnë përfaqësim më të madh në Kosovë, duke ngritur shpresat për më shumë barazi në një shtet që ende po rron me vragat e luftës kundër regjimit serb të 1990-tave”.

Shkrimi i tij nis me deputeten Saranda Bogujevci ku përmendet masakra në të cilën ajo e kishte humbur pjesën më të madhe të familjes.

“Por zonja Bogujevci, 35 vjeçe, është edhe më shumë se një simbol. Ajo është pjesë e një vale të pazakontë të grave që janë zgjedhur në Parlamentin e Kosovës, që deklaroi pavarësinë më 2008, por mbetet njëri prej vendeve më të varfra në Evropë”, shkruan Wiggins, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij, kjo rritje  e “reflekton pakënaqësinë në rritje me korrupsionin endemik dhe mënyrave ngacmuese të një rendi të pasluftës që dominohet nga veteranë meshkuj arrogantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Këto gra të zgjedhura i kanë bindur votuesit që mund t’i dalin përpara Serbisë që ka refuzuar ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, dhe po ashtu të përballen me korrupsionin, krimin dhe qeverishe e dobët që theu shpresat e mëdha që e kishin shoqëruar fundin e regjimit serb”.

The New York Times flet po ashtu për Vjosa Osmanin duke e përmendur faktin që ajo është personi më i votuar ndonjëherë në zgjedhjet e Kosovës, duke  thënë se ajo gëzon pëlqimin e gjeneratave të reja, sidomos të grave dhe vajzave.

NYT përmend edhe rrëfimin e Osmanit të cilës gjatë luftës ushtarët serbë ia kishin kërcënuar babanë me vdekje ndërkaq ia kishin futur tytën e armës në gojë kur ajo kishte protestuar.

“Si kryeparlamentare, zonja Osmani rregullisht qe fyer dhe kërcënuar nga rivalët meshkuj. Kur ia kishte ndalur mikrofonin një deputeti të pasjellshëm, ai kishte vajtur me vrull te ajo, duke e sharë.

Videoja e incidentit kishte qarkulluar online, duke i bindur edhe skeptikët që zonja Osmani, eksperte në ligjin ndërkombëtar dhe ish-profesoreshë në Universitetin e Pittsburgh-ut, mund të mbahej vetë fuqishëm dhe të sillte ndryshimin real”, vijon Wiggins.

Në artikull përmendet edhe komenti i Haradinajt që Serbia do t’i gëzohej bërjes së Osmanit presidente, teksa u përmend edhe rasti kur Osmani ishte quajtur “e trashë”.

“Apelime të tilla të sentimenteve maço nuk ndihmuan në zgjedhje: Partia e zotëri Haradinajt fitoi vetëm 7 për qind të votave”.

NYT ka listuar sfidat që i presin gratë deputete e të cilat janë shumë të mëdha në numër përshirë shkallën e papunësisë që është 80 për qind për gra krahas 50 për qindëshit për burra.

“Ardhja e grave në politikën kosovare ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Kosova ka pasur një presidente femër por që ishte rezultat i një marrëveshje të mbyllur të dirigjuar nga Shtetet e Bashkuara, që udhëhoqën kampanjën bombarduese nga NATO që theu grushtin e Serbisë në këtë territor më 1999, dhe që nga atëherë ka luajtur rol të madh në punët e tyre”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021