fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Numër shqetësues i vdekjeve të dyshimta brenda 24 orëve

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të vdekjes së dyshimtë gjatë 24 orëve. Policia ka njoftuar së të gjitha rastet janë në hetim si dhe trupat e përsonave të gjetur të vdekur janë dërguar për obduksion.

Sipas policisë, dy rastet e njoftuar janë në Prishtinë, një në Lipjan dhe rasti i katërt ka ndodhur në minierën Cërnac në Mitrovicë të Veriut.

Raporti i policisë:

“Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku  vdekja  e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Rr. Stambolli, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore.

QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime.

Minjerë- Cërnac , Mitrovicë Veri, 02.03.2021-19:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar , ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes  ku në shtëpinë e shëndetit Leposaviq është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

 

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021