Shëndeti
Numër i madh i Kosovarëve të prekur nga varianti i ri britanik i coronavirusit
Në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt

Publikuar
2 vjet më parëmë

Specialistë të fushës thonë se në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt. Në këtë kohë kur po përballemi me numër jo të vogël të infektimeve rrezik për shëndetin e qytetarëve është varianti i ri i Covid-19.
Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.
“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Evropën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”, tha Dreshaj për RTV 21.
Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar coronavirusin e zakonshëm.
Sipas tij, ky variant shkakton ndërlikime më të mëdha në mushkëri.
“Për fat të keq ky variant tenton të jetë më shumë ngjitës. Në raport me variantin e vjetër është shumë më ngjitës dhe paraqitet me klinikë pak më të theksuar se varianti i vjetër. Prekë edhe moshat e reja dhe zhvillon pneumoni shumë më shumë se varianti i vjetër.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
