Sport
“Nuk numërohen kilometrat e përshkruar”, Ramadani shkëlqen edhe ndaj Romës

Roma përmbysi në minutat e fundit të ndeshjes Leccen duke fituar me shifrat 2-1. Si zakonisht, për të gjithë ndeshjen në fushë për Leccen ishte edhe mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani. 27-vjeçari zhvilloi një sfidë në kufijtë e perfeksionit teksa mbuloi mjaft mirë Paulo Dybalën ndërsa përshkroi shumë kilometra në fushë. Jo më kot, në notat pas ndeshjes të vendosura nga Eurosport, Ramadani ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Lecces duke merituar notën 6.5.
Lexo edhe:
“Një provë e madhe në mesfushë për Ramadanin, por që ai ia del të shkëlqejë. Përshkruan një sasi të padeshifrueshme kilometrash”, shkruhej nga Eurosport për paraqitjen e Ramadanit ndaj Romës në stadiumin Olimpico.
Performancat e Ramadanit tashmë nuk janë më një surprizë teksa ish-lojtari i Partizanit është shndërruar në busullën e mesfushës së Leçes, ndërsa forma e tij pozitivë është pasqyruar edhe në kombëtaren e Sylvinhos.
