fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Nuk mund ta bësh këtë”/ Camara i kërkon fanellën pas pjesës së parë, Haaland zemërohet (video)

Publikuar

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Manchester City-Young Boys, që u mbyll me rezultatin 3-0, kapiteni i skuadrës zviceriane Mohamed Ali Camara i kërkoi yllit të vendasve, Erling Haaland fanellën e tij, por kjo gjë nuk është mirëpritur dhe aq nga norvegjezi.

Mbrojtësi i Young Boys në vrull e sipër pas pjesë së parë shkoi drejt Haaland i emocionuar për të marrë fanellën e tij, por sulmuesi i Manchester City-t nuk reagoi aspak siç duhej.

Lexo edhe: 

“Nuk mund ta bësh këtë”-ishin fjalët që Haaland i tha Camaras, në dukje aspak i lumtur që duhej të dhuronte fanellën e tij pas minutës së 45-të dhe jo pas minutës së 90-të.

Ndonëse një situatë aspak e këndshme, kapiteni i Young Boys reagoi mirë dhe u shfaq i lumtur pasi u largua me fanellën e Haaland në duar.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook