Sport
Nuk kanë fund telashet për Tonalin, edhe Federata Angleze nis hetim për mesfushorin

I përfshirë në skandalin e basteve në Itali, Sandro Tonali është pezulluar për dhjetë muaj nga çdo aktivitet futbollistik. Mesfushori që është pjesë e Newcastle, u detyrua të rrëfente se kishte vendosur baste për futbollin dhe për më tepër për skuadrat në të cilat ai aktivizohej si Brescia dhe Milan. Por, me Federatën Italiane që e mori një vendim për Tonalin, duket se nuk mjaftohet Federata Angleze.
Kjo e fundit do të nisë një hetim të sajin për 23-vjeçarin si një nevojë për të sqaruar më mirë atë se çfarë ka ndodhur realisht me mesfushorin. Synimi i Federatës Angleze është të kuptojë nëse Tonali ka vendosur baste edhe pas transferimit në Angli, e për më tepër nëse ka vendosur baste për skuadra të Premier League apo edhe për Newcastle ku është pjesë.
Lexo edhe:
Një tjetër pikë për t’u sqaruar dhe hetuar nga Federata Angleze është edhe nëse Milani ka pasur dijeni për vesin e Tonalit para se ky të transferohej në Angli. Në këtë situatë, edhe vetë Newcastle është tejet i interesuar të dijë më tepër për lojtarin pasi nëse vërtetohet se Milani kishte njohuri për fiksmin e Tonalit ndaj basteve dhe nëse lojtari ka vijuar të luaj edhe pas transferimit në Angli, shumë pika në kontratën e tij me anglezët mund të ndryshojnë.
Ndërkaq, pezullimi nëse akuzat e sipërpërmendura vërtetohen mund të shtohet dhe dhjetë muajve nga Federata Italiane, t’iu bashkangjiten edhe ato që mund të jepen nga Federata Angleze.
