Valon Loxha nga Peja e ka një shprehi interesante të marrë vetura kudo që i gjen hapur e me çelësa brenda.
Një veturë funeralesh e mori e u shërbye me të deri në Mitrovicë të martën, kur edhe u zu nga patrulla e policisë, njofton Klan Kosova.
“Pse me ma ni mu? Pse me e lon qelsin në kerr? Une kerrin tem e msheli, e shti ne garadh edhe e msheli deren e garazhes, sepse nuk lehet qelsi ne kerr. Është budallaki e atij që e len”, thotë Valon Loxha
Madje ky thotë se nuk është faji i tij që pronarët e veturave i lënë ato hapur e çelësat brenda.
Ndaj tij Mustafë Lajci nuk ushtroi kallëzim penal, por se i njëjti ka edhe vepra të ngjashme të tjera në Policisë e Kosovës.