fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Nuk do t’i bashkohet Milanit, Redondo preferon të luajë me Messin

Publikuar

Redondo junior (djali i të famshmit Fernando Redondo) siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, ka preferuar të mos e presë Milanin, duke zgjedhur Inter Miamin për vijimin e karrierës së tij. Dëshira e djaloshit ishte të luante përkrah Lionel Messit.

Inter Miami ka finalizuar marrëveshjen me Argentinos Juniors për 8 milionë euro, kontrata përfshin edhe ruajtjen e 10% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen.

Lexoni edhe:

I ri dhe i talentuar, Federico Redondo luan me këmbën e djathtë, ndryshe nga babai i tij, i cili ishte mëngjarash, por ndan në fushë të njëjtin rol me të atin.

Federico është një numër 5 klasik, një “playmaker” para mbrojtjes. I rritur në radhët e të rinjve të Argentinos Juniors, klub në të cilin ai ende luan, ai është edhe nipi i Santiago Solarit, ish-lojtar i Real Madridit dhe Interit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook