fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Nuhiu, largohet nga Kombëtarja e Kosovës në futboll

Ai e cilësoi këtë si vendimin e tij më të vështirë si profesionist në futboll, por nuk dha arsyet që e sollën deri në marrjen e këtij vendimi

Publikuar

Atdhe Nuhiu zyrtarisht është larguar nga Kombëtarja e Kosovës Ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram e dha lajmin, pa dhënë detaje për arsyen që po largohet nga Kombetarja e Kosovës .

Ai e cilësoi këtë si vendimin e tij më të vështirë si profesionist në futboll, por nuk dha arsyet që e sollën deri në marrjen e këtij vendimi.

Shkrimi i plotë i Nuhiut:

Të dashur adhurues të Kombëtares së Kosovës , të dashur bashkëkombas të mi ;

Po u drejtohem sot , për t’ju njoftuar se sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll . Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës , një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme , gjatë rrugëtimit 4 – vjeçar . Më kujtohet takimi i parë me udhëheqësit e Kombëtares së Kosovës kur pranova me krenari të luaj për këtë kombëtare . Gjithmonë do të jem falënderues për kryesinë e Kombëtares , të gjithë bashkëlojtarët e mi , kryetarin Agim Ademin , nga i cili kishim mbështetjen maksimale edhe në kushtet më të vështira , ish – trajnerin Albert Bunjaku me të cilin bashkëpunova nga dita e parë në kombëtare dhe qëllimin e vetëm e kishim të punojmë në mënyrë sa më profesionale e të ndërtojmë një ekip apo një kombëtare që e ëndërruan shumë gjenerata para nesh . Sot Kombëtarja e Kosovës ka një super ekip dhe shpresë për lavdi e suksese në arenë ndërkombëtare , madje duke dëshmuar se mund të konkurojmë me kombëtare si Anglia , Spanja etj . Dua të falënderoj , të gjithë fansat e kombëtares , të cilët kurrë nuk na lanë vet , në çdo ndeshje , në çdo udhëtim dhe në çdo moment . Ju përqafoj të gjithëve dhe jeni në zemrën time përgjithmonë . Përjetësisht falënderues dhe me shumë dashuri , I juaji , Atdhe Nuhiu

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021