fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

‘Nord Stream 2’ – SHBA kërcënojnë Gjermanin

Publikuar

Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje të gjitha subjekteve të përfshira në ndërtimin e tubacionit të gazit natyror ‘Nord Stream 2’ të Rusisë dhe Gjermanisë të braktisin punën e nisur, në të kundërt me shumë mundësi do të përballen me sanksione. Një paralajmërim i tillë është dhënë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një postim në rrjetin social tëitter.

“Administrata Biden e ka bërë të qartë se ‘Nord Stream 2’ është një marrëveshje e keqe. Ne vazhdojmë të monitorojmë aktivitetin dhe të paralajmërojmë se çdo entitet i përfshirë në tubacionin ‘Nord Stream 2’ do të rrezikojë sanksione. Ne jemi të përkushtuar që në këtë drejtim të jemi në përputhje me legjislacionin  e Kongresit”, shkroi ai.

Administrata e presidentit  Biden kundërshton përfundimin e tubacionit Nord Stream 2 që ka për qëllim tranzitimin e Detit Baltik nga Rusia në Gjermani, por nuk ka lejuar vendosjen e sanksioneve të mandatuara nga Kongresi.

“Siç e kanë bërë të qartë administratat e shumta të SHBA, ky tubacion është një projekt gjeopolitik rus që synon të ndajë Evropën dhe të dobësojë sigurinë evropiane të energjisë”, shtoi Antnony Blinken, deklarata e të cilit vjen gjithashtu në mesin e tensioneve të shtuara mes Uashingtonit dhe Moskës për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA në 2020.

Paraardhësi i tij Mike Pompeo në ditët e fundit të mandatit , vendosi sanksione kundër anijes kryesore ruse që vendos tubat Fortuna.

‘Nord Stream 2’ do të dyfishojë kapacitetin e infrastrukturës ekzistuese të shpërndarjes së gazit dhe rruga e tij e drejtpërdrejtë do të anashkalojë vendet tradicionale të tranzitit, të tilla si Ukraina dhe Polonia, të cilat potencialisht do t’i linin ato pa të ardhura.

Projekti ka ngjallur gjithashtu frikë se Rusia do të përdorë tubacionin si taktikë për të zgjeruar ndikimin në Evropë. Qeveria gjermane deri tani është shprehur kundër ndërprerjes së projektit, pasi sipas tyre Nordstream 2 pritet të shtojë sigurinë e Gjermanisë për furnizimin me gaz. Ndërsa, Parlamenti Evropian është kundër projektit.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021