fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Njohja digjitale e Kosovës – sfidë që po vazhdon

Publikuar

Kosova ditë më parë kremtoi përvjetorin e 13 të pavarësisë së saj, e cila deri tash është njohur nga më shumë se 100 shtete.

Por, krahas rritjes së njohjeve shtëtërore sfidë për të mbetet njohja nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të cilat sipas ekspertëve në Prishtinë janë po aq të rëndësishme për shtetësinë e Kosovës.

Qytetarët që kanë hedhur nismat që përmes peticioneve digjitale të sigurojnë njohje nga këto kompani kritikojnë institucionet për mungesë të strategjisë për siguruar njohje të tilla.

“Këto janë platforma me përmasa të mëdha, do të thotë kompanitë e tilla janë ekuivalente sikur të të njohë një shtet në një farë mënyre, sepse Netflix, tani më ka 200 milionë përdorues, do të thotë 200 milionë përdorues nga një xhirollogari ku mund ta shfrytëzojnë katër e veta, nëse e shumëzojmë atë do të thotë kemi 800 milionë përdorues në një kompani në të cilën ne nuk njihemi si shtet i pavarur dhe aq më keq njihemi nën Serbi, kjo gjë duhet të ndryshojë”, thotë Sovran Hoti. student i gjuhës angleze në Universitetin e Prizrenit, i cili ka filluar një peticion përmes platformës digjitale “change” për ta përfshirë Kosovën si shtet i pavarur në platformën Netflix, që merret me prodhimin filmave dhe shfaqjen e tyre në rrugë digjitale.

 

“Kjo ide fillimisht erdhi thjesht duke biseduar me kolegë të mi, u thash se lokacioni apo vendndodhja ime figuronte në Serbi dhe mora vesh që po ndodhte edhe te ta edhe në bisedë e sipër vendosa të marr një iniciativë frymëzuar nga peticioni i mëparshëm Apple Maps ku u njohën hartat e Kosovës”, tha ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021