fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Njerëzit do të flasin gjithë jetën”, Kolo Muani: Do më kujtojnë gjatë!

Publikuar

Një nga episodet më të bujshme në finalen e Kupës së Botës së vitit 2022 në Katar mes Francës dhe Argjentinës ishte ai rast i shpërdoruar nga sulmuesi Randal Kolo Muani përballë portierit Emi Martinez.

Në atë moment, ndeshja ishte e fiksuar në shifrat 2-2 dhe një gol i Kolo Muani do ta shpallte Francën Kampione të Botës. Por, fati nuk ishte me sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe argjentinasit festuan titullin e tretë botëror. Së fundmi, Kolo Muani është rikthyer të flasë për atë episod dhe e pranon se të gjithë do t’ia kujtojnë gjatë atë gafë.

Lexoni edhe:

“Do të kujtohem gjithnjë si njeriu që humbi atë rastin një kundër një në finalen e Kupës së Botës. Kjo do të përndjekë gjithë jetën dhe e di mirë. Edhe kur të mbyllë karrierën njerëzit sërish do të flasin për atë episod. Jam ende njeriu që shpërdoroi mundësinë e artë në finalen e Kupës së Botës”, u shpreh Kolo Muani.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook