fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Një vit nga fillimi i pandemisë

Publikuar

Më 11 mars të viti të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin corona si pandemi globale. Në një konferencë për media, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i shqetësuar për përmasat që virusi SARS-COV-2 kishte marrë.

Deri atë ditë, zyrtarisht ishin regjistruar mbi 118.000 raste me COVID në 115 vende, ndërsa kishin humbur jetën 4291 njerëz.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit. Ne mendojmë, që në ditët e javët e ardhshme numri mund të rritet”, deklaroi si sot një vit më parë kreu i OBSH-së.

Tedros dha alarmin dhe kërkoi nga të gjitha vendet që të testojnë dhe izolojnë të gjitha rastet në mënyrë që sëmundja të vihej në kontroll.

“Gjeni, izoloni, testoni, trajtoni çdo rast dhe ndiqni çdo gjurmë të tij”, apeloi ai.

Një vit më vonë, numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën, për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) arriti në 2 milionë e 632 mijë e 74, ndërkaq numri i rasteve arriti në 118 milionë e 638 mijë dhe numri i të shëruarve u rrit në 94.228.506.

Në Kosovë, rastet e para me COVID-19 u shfaqën më 13 mars, dy ditë pasi COVID u shpall pandemi dhe një muaj pasi kishin filluar testimet në Klinikën Infektive në QKUK.

Në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste dhe 1.674 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Në Shqipëri, numri total i rasteve pozitive është 114.840 raste dhe 1.986 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 77.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 35.356.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021