fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Një person theret me thikë në Prishtinë

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, ( i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor

Publikuar

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person, i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, ( i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se në ditët në vijim do të zbardhen detaje të reja.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook