fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se u prezentua si pjesëtar i FSK-së

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ndaj të dyshuarit është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji.

Publikuar

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.M. për shkak se dyshohet që është shtirur se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, percjell Tipografi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ndaj të dyshuarit është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK, dhe duke u paraqitur në mënyrë mashtruese si person që ka mundësi të ndihmojë në shërimin e B.S. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material të dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke e vazhduar lajthimin, në atë mënyrë që të njëjtat i nxit që ti japin para në vlera prej 9.900 euro, për shërimin e dhëmbëve, shërbime noteriale, ilaqe të mushkërive, për shërimin e B.S. në një spital privat në Prishtinë dhe Tiranë”, thuhet në njoftim. /a.bajqinovci/tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021