fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Një kandidaturë zyrtare për kryetar të LDK-së

Publikuar

Dy javë para kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie, vetëm ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka rikonfirmuar qëllimin për të marrë timonin e partisë.

Kandidatët e tjerë të përfolur nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kandidaturat.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen nga ky post, vendim ky që pasoi rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Evropa e Lirw

Në bazë të rezultateve aktuale, LDK-së i janë përgjysmuar votat që nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019.

Vazhdo më shumë