fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Një i vdekur dhe 110 raste të reja me Covid 19

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca. Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 17,322 persona.

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 110 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,667 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Podujeva.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 gusht janë shëruar dy pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 689.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,623 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,267 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca. Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 17,322 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 155,907, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 445,650.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021