fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Një i dënuar me 13 vjet heqje lirie për krime lufte

Publikuar

Një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtor dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie një pjesëtarë të komunitetit serb, nën akuzat për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Gjykata Themelore në Prishtinë, tha se Dushko Arsiç bashkë me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupe paraushtarake, prej muajit janar deri në muajin qershor të vitit 1999, mori pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, plaçkitjen e shtëpive, djegien e tyre si dhe në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, disa nga të cilët ishin plagosur dhe vrarë.

“I akuzuari po ashtu kishte marr pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit B.SH, me datën 20 prill 1999, në fshatin Butovc të komunës së Prishtinës”, thuhet në vendimin e gjykatës në të cilin theksohet se i dënuari e kishte keqtrajtuar edhe një 15 vjeçar shqiptar.

Dushko Arsiç i cili u arrestua në dhjetor të vitit 2021 mohoi akuzat, ndërsa avokati i tij Nebojsha Vllaiç, tha se “klienti i tij është akuzuar dhe dënuar për krime lufte vetëm se u përpoq të rimarrë pasurinë që i ishte uzurpuar dhe të kthehej në Prishtinë”, ku kishte jetuar deri në fund të luftës, kur ishte shpërngulur në Serbi.

Mbi dhjetë mijë veta u vranë gjatë luftës në Kosovë, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. Edhe më tej, nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave që llogariten të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha në dhjetor të vitit që lamë pas se ka ngritur 33 aktakuza për krime lufte që përfshijnë 89 persona, pjesa më e madhe të akuzuar në mungesë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook