fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Një 28 vjeçar, gjendet pa shenja jete

Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Publikuar

Një 28 vjeçar me inicialet A.T, dyshohet se ka vrarë veten në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se policia është duke e hetuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.

“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hap një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë”, ka thwnw Ahmeti, shkruan Telegrafi.

Ahmeti ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan Telegrafi.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021