Lajme
Nisma thotë se exit poll-et nuk vlejnë për partitë e vogla

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nisma Social Demokrate ka reaguar pas publikimit të Exit polle-ve nga mediet, duke thënë së Exit pollet zakonisht tregojnë̈ trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
“Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla! Prandaj, ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit”, thuhet në reagimin e Nisma-s
Sipas tyre, raportimet nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
Exit poll-et, Nisma-n e nxjerrin më rezultat prej 2.7 për qind, cka e bënë këtë parti të mos kaloj pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
