Lajme
Nisma për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga trusti miratohet në Komisionin për Buxhet
se nisma ka kaluar në Kuvend e ka pohuar edhe Adnan Jashari, organizator i një peticioni për tërheqjen e 30 për qindëshit nga Trusti.

Publikuar
2 muaj më parëmë

Sot në Komisionin për Buxhet është miratuar në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, përmes të cilës mundësohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti. Ky Projektligj do të dërgohet për shqyrtim edhe në Kuvendin e Kosovës.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përkrah i nismës për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve.
Haxhiu tha se nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës në Komisionin për Buxhet ka kaluar me 4 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime.
“Shpresojmë që kjo frymë pozitive të vazhdojë edhe në seancën e Kuvendit kur kjo pikë të jetë në rend dite”, tha ai.
Ndryshe, se nisma ka kaluar në Kuvend e ka pohuar edhe Adnan Jashari, organizator i një peticioni për tërheqjen e 30 për qindëshit nga Trusti.
“Urime qytetarë të dashur! 4 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime. Kalon Nisma Legjislative për Trustin në Komisionin Parlamentar për Buxhet Pune dhe Transfere”, shkruan Jashari në Facebook.
Më 15 korrik në Kuvendin e Kosovës janë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit. /Telegrafi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
